Politike

"Nuk ka nevojë për fishkëllima!" Rama batuta me të rinjtë në Elbasan: Në BE nuk të respektojnë kur të thonë bravo, por kur të kritikojnë

Rama e shoqëroi fjalën e tij në Elbasan edhe me batuta, teksa iu drejtua një të riu në sallë, për shkak të ovacioneve edhe me fishkëllima.

28 Mars 2025, 17:00 Nga M.B
"Nuk ka nevojë për fishkëllima!" Rama batuta me të
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama prezantoi në Elbasan kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Rama e shoqëroi fjalën e tij në Elbasan edhe me batuta, teksa iu drejtua një të riu në sallë, për shkak të ovacioneve edhe me fishkëllima. Kur pjesa më e madhe zgjodhën përplasjen e duarve dhe thirrjeve, dikush nga salla preferoi të fishkëllente dhe kjo solli reagimin e kreut të qeverisë.

“Ja, edhe këtu gjendet ndonjë si në takimin e kaluar (atë në Lezhë). Ky e paska më fishkëllimë. Jo me të fishkëllyer”, tha ai, duke iu drejtuar të riut.

Pak minuta më vonë fjala e tij u ndërpre nga ovacionet, ku pati një fishkëllimë tjetër të zgjatur.

“Prapë ky me këtë fishkëllimën e zgjatur. Nuk ka nevojë për fishkëllima. Në BE nuk të respektojnë kur të thonë bravo, por kur të kritikojnë…”, u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

Politike 28 Mars 2025, 16:03 Esmeralda Topi & Jona Plumbi

Lum inspektimesh në prag zgjedhjesh

Foto ilustruese TIRANË - Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, institucionet shtetërore kanë zbarkuar në terre...