Politike

"Dash Sulën nuk mund ta mbante dot këneta"/ Rama: Më vjen mirë që nuk do jetë në Parlament...

Kreu i qeverisë ironizoi teksa tha se Dash Sulën opozita nuk mundi ta mbante, ndërsa shtoise është më mirë kur kundërshtarin më të vështirë ta vret kundërshtari vet. 

28 Mars 2025, 16:09 Nga B.Z
"Dash Sulën nuk mund ta mbante dot këneta"/ Rama: Më
Edi Rama

ELBASAN - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Elbasan ku po prezantohen kandidatët në zgjedhjet e 11 Majit u ndal edhe te distancimi i deputetit Dash Sula nga PD. 

Kreu i qeverisë ironizoi teksa tha se Dash Sulën opozita nuk mundi ta mbante, ndërsa shtoise është më mirë kur kundërshtarin më të vështirë ta vret kundërshtari vet. 

"Dash Sula që unë i them Gjeli i Detit, fitoi primaret. Dash Sula është, po i thoja qëparë, unë Dash Sulen do hiqja se është më i vështiri dhe më i lodhshmi kur del atje. Nuk mundet ta mbante dot këneta, më vjen mirë që s’do jetë në Parlament dhe nuk ka gjë më të ëmbël kur kundërshtarin më të vështirë ta vret kundërshtari vet. Kjo për të thënë që heqja e tij dhe disa të tjerëve, siç ishte rasti i Kavajës që nuk figuron në listë fare. Njerëz me vota, ça tregojnë ato në tërësinë tyre. Pse i hoqën, sepse ne kemi bërë një listë dhe kemi paraqitur një skuadër për të qeverisur sot dhe për të siguruar që Shqipëria është në duart e sigurta. Dash Sula është hequr jo për 11 majin, por për 12 majin dhe njerëz që mund të ishin rrezik. Dashi sa e kishte në gurmaz, shpëtoi fluturoi dhe është i lirë në fushat e Peqinit",- tha Rama. 

 

 

zgjdhje 11 maj edi rama dash sula

Sondazh

Poll

Politike 28 Mars 2025, 16:03 Esmeralda Topi & Jona Plumbi

Lum inspektimesh në prag zgjedhjesh

Foto ilustruese TIRANË - Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, institucionet shtetërore kanë zbarkuar në terre...