Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Malaj zbulon bisedën me deputetin socialist: Do të ketë një luftë mes grupeve në PS!

Ish-ministri theksoi se marrja e një mandati politik pa një njohuri të mirë për partinë nuk është e shëndetshme. Ai citoi një koleg deputet të PS-së, i cili i kishte thënë se pritej të ndodhte një luftë grupesh brenda partisë.

28 Mars 2025, 16:12 Nga B.Z
Zgjedhjet e 11 Majit/ Malaj zbulon bisedën me deputetin socialist: Do
Arben Malaj

TIRANË - Ish-ministri i Financave dhe ish-anëtari i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka folur mbi zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa është ndalur në analizën e brendshme të PS në prag zgjedhjesh. 

I ftuar në News 24 Malaj theksoi se në PS po shikohet një përplasje e pashmangshme mes grupeve të ndryshme, duke i bërë thirrje partisë të reflektojë mbi listat e mbyllura të kandidatëve.

“Ata që janë në listat e mbyllura të PS janë anëtarë të qeverisë pa kontribute politike. Këto janë zgjedhje të Ramës,” tha Malaj.

Ish-ministri theksoi se marrja e një mandati politik pa një njohuri të mirë për partinë nuk është e shëndetshme. Ai citoi një koleg deputet të PS-së, i cili i kishte thënë se pritej të ndodhte një luftë grupesh brenda partisë.

“Ata që janë në listën e sigurt kanë filluar që, pasi janë siguruar vetë, të sulmojnë mbështetjen e të vjetërve,” shtoi Malaj.

zgjedhje 11 maj ps

Sondazh

Poll

Politike 28 Mars 2025, 16:03 Esmeralda Topi & Jona Plumbi

Lum inspektimesh në prag zgjedhjesh

Foto ilustruese TIRANË - Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, institucionet shtetërore kanë zbarkuar në terre...