Politike

"Të mos lëshojmë besën dhe të bëjmë ndryshimin!" Rama të rinjve në Elbasan: Me futjen në BE mund të studioni e të punoni në çdo shtet europian

Ai shtoi se bashkë me pasaportën është dhe avantazhi i rrjetit shëndetësor ku mund të hysh në çdo klinikë e të marrësh shërbim se çdo shtetas as BE.

28 Mars 2025, 16:24 Nga M.B
"Të mos lëshojmë besën dhe të bëjmë
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama prezantoi në Elbasan kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Rama iu drejtua të rinjve duke u thënë se me futjen në BE mund të studiojnë e punojnë në çdo shtet europian. Ai shtoi se bashkë me pasaportën është dhe avantazhi i rrjetit shëndetësor ku mund të hysh në çdo klinikë e të marrësh shërbim se çdo shtetas as BE.

“Nuk ka më nevojë për dokumentet e çdo shteti në Europë. Kjo pasaportë për ju do të thotë që studimet do i kryeni kudo që doni dhe jeni njësoj si studentët të BE, nuk jeni si studentë të huaj që paguajnë kuota më të larta. Mund të aplikoni nga shtëpia për një vend pune ku doni brenda perimetrit të BE dhe nuk të thotë kush se aplikimi nuk pranohet sepse ti nuk je banor i BE-së.

Nuk të thotë askush se nuk je pjesë e këtij komuniteti për të bërë një vizitë, bashkë me pasaportën është dhe rrjeti shëndetësor ku mund të hysh në çdo klinikë e të marrësh shërbim se çdo shtetas as BE. Ky është një ndryshim epokal që na ka ardhur në dorë dhe siç e kemi ta kapim e të mos e lëshojmë. Të mos lëshojmë besën dhe të bëjmë ndryshimin”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

Politike 28 Mars 2025, 16:03 Esmeralda Topi & Jona Plumbi

Lum inspektimesh në prag zgjedhjesh

Foto ilustruese TIRANË - Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, institucionet shtetërore kanë zbarkuar në terre...