Politike

"Kjo teknologji është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj privatësisë..."/ PD: Një kryeministër që blen pajisje përgjuese ka frikë nga populli

Garo premtoi gjatë deklaratës se me rikthimin e Sali Berishës në pushtet, qytetarët do të rimarrin të drejtat e tyre dhe privatësia do të mbrohet. Ajo tha se vendi po shkon drejt një regjimi kontrolli total nga qeveria. PD paralajmëroi se nuk do të lejojë censurën dhe përgimin masiv të qytetarëve.

28 Mars 2025, 16:45 Nga E. D
"Kjo teknologji është një sulm i drejtpërdrejtë
Floriana Garo

TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë e kryeministri Edi Rama për blerjen dhe përdorimin e teknologjisë Deep Packet Inspection (DPI). Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo e cilësoi atë një kërcënim serioz ndaj privatësisë dhe demokracisë. Garo, tha se kjo është një shenjë frike nga qytetarët dhe një përpjekje për kontroll total.

Garo premtoi gjatë deklaratës se me rikthimin e Sali Berishës në pushtet, qytetarët do të rimarrin të drejtat e tyre dhe privatësia do të mbrohet. Ajo tha se vendi po shkon drejt një regjimi kontrolli total nga qeveria. PD paralajmëroi se nuk do të lejojë censurën dhe përgimin masiv të qytetarëve. Sipas saj, është koha për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat themelore të shqiptarëve.

Deklarata e plotë:

Të dashur qytetarë,

Një kryeministër që blen dhe përdor Deep Packet Inspection (DPI) nuk është thjesht i pushtuar nga paranoja ai është një njeri që ka frikë nga populli i tij. Kjo teknologji është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj privatësisë, lirisë së shprehjes dhe demokracisë.

Ju premtoj: Sapo Sali Berisha të rikthehet në pushtet, qytetarët do të rimarrin të drejtat e tyre. Privatësia juaj do të mbrohet. Bisedat tuaja, të dhënat tuaja, liria juaj personale nuk do të përgjohet apo kontrollohet më kurrë nga një qeveri!

Të drejtat qytetare janë të shenjta! Askush nuk ka të drejtë të mbyllë TikTok-un apo platformat e tjera pa një ligj të qartë, vetëm për t’ju përgjuar në fshehtësi më pas.

Zgjohuni, shqiptarë të dashur! Shqipëria jonë po fundoset çdo ditë e më thellë me këtë kryeministër. Është koha të ngrihemi, të mbrojmë të drejtat tona dhe të shpëtojmë demokracinë!

floriana garo

Sondazh

Poll

Politike 28 Mars 2025, 16:03 Esmeralda Topi & Jona Plumbi

Lum inspektimesh në prag zgjedhjesh

Foto ilustruese TIRANË - Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, institucionet shtetërore kanë zbarkuar në terre...