Politike

"Simbol i mençurisë", Berisha u paraqit me bufin në konferencë, Rama: Bufi i kënetës së vërtetë meriton respekt, por jo kur vjen për të bërë politikë

Duke ironizuar, kreu i qeverisë tha se "bufi" që tregon si do bëhet Shqipëria Madhështore me Kujtim Gjuzin nuk meriton mbështetje. 

28 Mars 2025, 15:49 Nga r.ll
"Simbol i mençurisë", Berisha u paraqit me bufin në
rama, berisha

ELBASAN- Gjatë takimit në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe paraqitjen e kryedemokratit Sali Berisha me statujën e një bufi në tavolinë gjatë një konferencë për mediat.

Rama tha se ishte informuar për ato që Berisha në konferencë lidhur me bufin, ndërsa u shpreh se bufi i kënetës së vërtetë meriton respekt dhe jo ai që del për të bërë politikë. Duke ironizuar, kreu i qeverisë tha se "bufi" që tregon si do bëhet Shqipëria Madhështore me Kujtim Gjuzin nuk meriton mbështetje. 

"Po më tregonin se kishte dal bufi, e kishte pranu që është buf iher. Ky është hapi i parë. Më tregonin që kishte thënë se bufi është një gjë shumë e mençur, që në shekuj është vlerësuar për mençurinë e vet dhe e kanë mbajtur si simbol. Bufi i kënetës së vërtetë meriton respekt, por jo kur bufi të vjen në Tiranë, për të bërë politikë. Për në kënetën e Karavastasë jemi gati të gjithë ta mbështesin bufin e kënetës në Tiranë, të shkojë në Karavasta edhe të merret atje. Por jo buf kënete i vesh me kostum e kravatë dhe na tregon si do bëhet Shqipëria Madhështore me Kujtim Gjuzin. Atij i merr të keqen , se është më seriozi se gjithë në atë koalicion. Boll ti shohësh mustaqet, i ka madhështore.", tha Rama. 

Ndërkohë në konferencën e sotme për mediat, Berisha u shpreh se bufi është në vetvete simbol i mençurisë, diturisë dhe vendimit prej mijëra vjetësh. Sipas kryedemokratit, Rama mendon se e fyen atë duke e quajtur, ndërsa shtoi se injoranca e tij nuk është argument.

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll