Politike

Kandidon në listë të mbyllur më 11 Maj/ Rama: Nuk donim të zinim të gjitha hapsirat e garës

Rama tha se ai dhe kandidatët e tjerë në listë të mbyllur, u vendosën aty që të mos zinin të gjitha hapsirat e garës.  

28 Mars 2025, 15:45 Nga B.Z
Kandidon në listë të mbyllur më 11 Maj/ Rama: Nuk donim
Edi Rama

ELBASAN - Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e kësaj të premte një takim me të rinjtë në Elbasan, ku po prezanton edhe kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11 Majit. 

Gjatë fjalës së tij për të pranishmit kreu i qeverisë sqaroi edhe faktin se përse ai kandidon në listë të mbyllur për Tiranën. Rama tha se ai dhe kandidatët e tjerë në listë të mbyllur, u vendosën aty që të mos zinin të gjitha hapsirat e garës.  

"Në zgjedhjet e 11 Majit duhet të votoni për PS-në. Kjo është një zgjedhje për të vendosur se kush do të administrojë punët e përbashkëta të vendit. Nuk i kemi lënë të gjithë në fushën e betejës duke kyçur brenda në listat e mbyllura të gjithë ata që janë në fushën e betejës. Unë bashkë me pak të tjerë jemi në lista të mbyllura sepse donim të mos zinim të gjitha hapsirat e garës",- tha Rama. 

edi rama zgjedhje e 11 majit

Sondazh

Poll