Politike

Fushata për 11 majin/ Çupi: Prioritet pensionet dhe paga mesatare, ja roli i LaCivita në PD

Çupi theksoi se fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht, por tashmë janë prezantuar slogani dhe imazhi i saj. Ajo nënvizoi se problemi kryesor në vend mbetet ekonomia, duke vënë në fokus pensionet e ulëta dhe pagat.

28 Mars 2025, 15:35 Nga E. D
Fushata për 11 majin/ Çupi: Prioritet pensionet dhe paga mesatare,
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka folur për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit, duke theksuar prioritetet e PD dhe rolin e strategut amerikan Chris LaCivita në organizimin e saj. Çupi e ftuar në një intervistë për News24, theksoi se fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht, por tashmë janë prezantuar slogani dhe imazhi i saj. 

Ajo nënvizoi se problemi kryesor në vend mbetet ekonomia, duke vënë në fokus pensionet e ulëta dhe pagat. Sa i përket përfshirjes së Chris LaCivita, strategut të fushatës së Donald Trump, deputetja konfirmoi se PD do të ndjekë udhëzimet e tij për të strukturuar fushatën dhe për të maksimizuar mbështetjen elektorale.

“Kemi shumë pensionistë që jetojnë me më pak se 200 mijë lekë dhe kemi premtuar që pensioni minimal do të arrijë në 200 euro. Po ashtu, do të fokusohemi në rritjen e pagës mesatare dhe tejkalimin e varfërisë ekstreme. Do të jem korrekte me çdo strategji që na sugjerohet dhe do të bëj çmos për fitoren e PD,” tha Çupi, duke theksuar se si kandidate në listën e hapur, do të angazhohet maksimalisht për të fituar votat e qytetarëve.

dhurata Çupi

Sondazh

Poll