Aktualitet

Ndryshime në policinë e Lushnjës, shefi i Komisariatit Elton Pepa shkarkohet pas rezultateve të dobëta

15 Janar 2020, 13:11 Nga DOSJA
Ndryshime në policinë e Lushnjës, shefi i Komisariatit Elton Pepa

LUSHNJE- Rezultatet e dobëta në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Lushnjes në harkun kohor të më pak se një viti kanë sjellë shkarkimin nga detyra të shefit të Komisariatit, Elton Pepa. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në vend të tij është emëruar Ardian Metani, ndërsa Pepa është emëruar si specialist i Interpolit në Tiranë. Ndërkohë që lëvizje të tjera ka edhe në disa sektorë të tjerë në këtë qytet, ku Shef Rendi është emëruar Altin Cela, ndërsa Shef Krimesh, Klodian Jashari.

Qyteti i Lushnjes u trondit të paktën dy herë nga vrasjet në vitin 2019. Besmir Hida, daja i Zamir Latifit u ekzekutua teksa po pinte kafen, ndërkohë që në 31 dhjetor një atentat iu bë në zyrë kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, ndërkohë që shoferi i tij, autor i ngjarjes ende është në arrati.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin cela ardian metani elton pepa klodian jashari ndryshime ne polici altin cela ardian metani elton pepa klodian jashari ndryshime ne polici

Sondazh

Poll