Aktualitet

Komisioneri për Zgjerim Várhelyi, sot viziton Maqedoninë e Veriut dhe nesër Tiranën

15 Janar 2020, 12:12 Nga DOSJA
Komisioneri për Zgjerim Várhelyi, sot viziton Maqedoninë e

BRUKSEL –  Përpara vizitës, Komisioneri Várhelyi tha se dëshiron të dërgojë një sinjal të fortë se për Komisionin dhe për të personalisht perspektiva e Bashkimit Evropian për këtë rajon është përparësi.

Sot ai po zhvillon vizitën e parë në Maqedoni, ku do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeparlamentarin Taulat Xhaferri dhe drejtuesit e dy partive kryesore politike Zaev (LSDM) dhe Mickoski ( VMRO-DPMNE). Komisioneri Várhelyi do të zhvillojë edhe një konferencë për shtyp me kryeministrin pasdite.

Në Tiranë, Várhelyi do të vijë më 16 janar, për të takuar presidentin Ilir Meta, kreun e parlamentit Gramoz Ruçin dhe kreun e qeverisë Edi Rama. Gjithashtu ai do të takojë edhe përfaqësues të partive kryesore të opozitës. Pas konferencës për shtyp të Ramës, Komisioneri Várhelyi dhe kreu i qeverisë do të udhëtojnë së bashku në Durrës, qyteti më i prekur nga tërmeti i nëntorit.

“Ne i qëndrojmë fort propozimit tonë për të hapur bisedimet për pranimin e dy vendeve në BE dhe po punojmë që kjo të ndodhë shumë shpejt”, tha Várhelyi.

Së shpejti Komisioni Evropian do të botojë një mini-raport për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në shkurt, ndërsa propozimi i tij për metodologjinë e re të zgjerimit pritet në mars.

Burimi: europeanwesternbalkans

K.M; A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet komisioneri várhelyi olivér várhelyi vizita e várhelyit ne shqiperi dhe maqedoni komisioneri várhelyi olivér várhelyi vizita e várhelyit ne shqiperi dhe maqedoni

Sondazh

Poll