Aktualitet

FOTOT/ A do hetojë prokuroria edhe dëmet në Kryeministri? Godina u rikonstruktua 2 herë në 6 vite

15 Janar 2020, 12:53 Nga DOSJA
FOTOT/ A do hetojë prokuroria edhe dëmet në Kryeministri? Godina

TIRANE– Pamjet e ofruara bujarisht nga Kryeministri mbrëmjen e 19 dhjetorit, nuk i kanë bindur Policinë dhe Prokurorinë të hetojnë. Në intervistën me Baton Haxhiun të organizuar me qëllim në katin e parë të Kryeministrisë, Edi Rama, shpjegoi atë që kamerat transmetonin qartë, dëmtimin e rëndë të institucionit.

“Kjo godinë që në vitet ’80 ka pasur një raport të shkruar dhe ishte e rrezikshme, ka jetuar me këtë rrezikshmëri deri në 2013 kur erdhëm, lexuam dokumentin dhe morëm masat për të forcuar katin e parë. Nëse kati i parë nuk do të ishte forcuar, tërmeti i shtatorit do ta kishte këputur. Tani po bëjmë meremetimin. Kjo godinë nuk do të jetë e rrezikshme për ata që do të vijnë pas meje”, tha Rama gjatë intervistës me kolonat e dëmtuara keq në sfond.

Kryeministria është rikonstruktuar 2 herë gjatë kohës që Rama ka qenë Kryeministër, por përsëri ishte i vetmi institucion në kompleksin Monument Kulturë përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit.

A ishte kjo si pasojë e dobësisë së trashëguar apo si pasojë e ndërhyrjeve gjatë kohës kur Edi Rama ka qenë Kryeministër?

Nëse do të ishte siç thotë Kryeministri, atëherë lind pyetja, pse godina e qeverisë rrezikonte dhe qeveria komuniste nuk ndërhynte as për vete? Po pasardhësit pse nuk kanë ndërhyrë për sigurinë e tyre personale? Pse dy ndërhyrje në 6 vitet e fundit nuk mundën ta shmangin dëmin?

Për të gjitha këto do të duhej në fakt një hetim nga prokuroria. Por, ndërsa kanë hetuar gjithë pallatet e periferisë dhe shkaqet e dëmtimit, për Kryeministrinë nuk u bë asnjë hetim.

I pyetur nga gazetarja Glidona Daci, prokurori Erjon Imeraj tha se nuk kishin referim për institucionin, megjithëse pamjet janë transmetuar në të gjtiha mediat. Pas ripublikimit të këtyre pamjeve, në Dosja.al, Prokuroria e ka shansin të konfirmojë pavarësinë e saj, duke nisur një hetim.

(E.A;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama erjon imeraj godina e kryeministrise pasojat e termetit edi rama erjon imeraj godina e kryeministrise pasojat e termetit

Sondazh

Poll