Aktualitet

Me armë e municione luftarake në banesë dhe drogë në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë (VD)

15 Janar 2020, 12:29 Nga DOSJA
Me armë e municione luftarake në banesë dhe drogë në

TEPELENË- Policia e Tepelenës ka arrestuar sot një 40-vjeçar, pasi gjatë një kontrolli i është gjetur drogë, armë e municione luftarake. Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e D.K. 40 vjeç, është gjetur një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe një sasi municioni luftarak. Gjithashtu, në automjetin e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 1.5 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vjosa”. Sekuestrohen armë zjarri, drogë e municion luftarak. Arrestohet në flagrancë poseduesi. Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër organizuan dhe finalizuan operacionin “Vjosa”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi D. K., 40 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj, pasi shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe një sasi municioni luftarak. Gjithashtu, në automjetin e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 1.5 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

(A.B.;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 40 vjecari policia tepelene arrestohet 40 vjecari policia tepelene

Sondazh

Poll