Aktualitet

Moti i ftohtë “mbërthen” Korçën, lëndohen 19 persona pasi rrëshqasin nga akulli, një prej tyre niset drejt Tiranës

15 Janar 2020, 12:53 Nga DOSJA
Moti i ftohtë “mbërthen” Korçën, lëndohen

Korçë- Dimri i acartë ka mbërthyer qytetin e Korçës. Dosja.al mëson se prezenca e akullit në rrugë ka bërë që 19 persona të përfundojnë në spital për shkak të dëmtimeve pas rrëshqitjes.

Një nga personat e lënduar  do të transportohet drejt Tiranës për shkak të thyerjes që ka pësuar nga rënia.  Ndërsa 18 të tjerë po marrin mjekim në Spitalin Rajonal të Korçës.

Prej dy ditësh në qarkun e Korçës janë ulur ndjeshëm temperaturat dhe nga reshjet e dëborës janë krijuar ngrica.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lëndohen 19 persona në korçë moti i ftohtë mbërthen korçës lëndohen 19 persona në korçë moti i ftohtë mbërthen korçës

Sondazh

Poll