Aktualitet

Plas keq në Shkodër, 59-vjeçari bën për spital të riun. Sherri e kishte zanafillën nga një ndërtim pa leje

15 Janar 2020, 11:57 Nga DOSJA
Plas keq në Shkodër, 59-vjeçari bën për spital

SHKODËR-  Sherri i nisur para një muaj pas një ndërtimi pa leje, ka bërë që një person të përfundojë në spital me plagë pas dhunës që është ushtruar mbi të nga një 59-vjeçar.

Mësohet se i lënduari dhe një grua, kanë ndërtuar pa leje dhe janë denoncuar në organet e Policisë nga 59-vjeçari me inicale P. Th., banues në Laç. Por ky i fundit nuk është ndalur me aq dhe ka bërë për spital 30-vjeçarin me iniciale A.B.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin P. Th., 59 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, si dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor A. B., 30 vjeç, banues në Theth, Shkodër, për veprat penale “Vetëgjyqësia” “Kanosja” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Këta shtetas, në muajin dhjetor 2019 janë proceduar penalisht, pasi shtetasi A. B., bashkë me shtetasen K. B. (e proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”) kanë ndërtuar pa leje dhe janë denoncuar në organet e Policisë nga shtetasi P. Th. Për këtë rast janë kryer veprimet hetimore dhe janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Ditën e djeshme, shtetasi A. B. është konfliktuar fizikisht me shtetasin P. Th., për pasojë shtetasi A. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet sherri per ndertimin ne shkoder shkoder sherri per ndertimin ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll