Aktualitet

Tensione në ambientet e paraburgimit të Fierit/ Të burgosurit nuk pranojnë Ervis Zotajn, një nga të arrestuarit për vrasj

15 Janar 2020, 12:29 Nga DOSJA
Tensione në ambientet e paraburgimit të Fierit/ Të burgosurit nuk

Fier-Tensione në ambientet e paraburgimit të Fierit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të burgosurit kanë refuzuar qëndrimin e Ervis Zotajt, një prej të arrestuarve për vrasjen e Drita Saliajt, që të qëndrojë në sektorin e tyre. Sipas tyre, i riu ka kryer një krim monstruoz dhe nuk mund të qëndrojë aty. Madje ata e kanë dhunuar 26-vjeçarin.

Pak ditë më parë prindërit e 26-vjeçarit, Ervis Zotajt, të pëlotur u shpresën se janë të gatshëm t’i futin një plumb kokës djalit të tyre. Ata kërkuan që shteti t’i japë dënimin maksimal, ose t’a sjellë në fshat dhe ata t’i japin vetë dënimin.

Dosja.al zbardhi dje dosjen e plotë të prokurorisë për ngjarjen horror që ndodhi pak ditë më parë në Mallakastër, ku tre të rinjtë, Luis Saliaj, Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj shkuan në shtëpinë e Drita Saliajt, dhunuan, grabitën dhe e mbytën atë në rezervuar. Sipas dosjes së prokurorisë,  tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ideuar të gjithë ngjajren dhe më pas kanë shkuar tek shtëpia e 50-vjeçares për të grabitur dhe e kanë vrarë atë. Prokuroria bën me dije se gjithçka është zbuluar pas një denoncimi nga një e afërme e Dritës, e cila kishte shkuar në Komisariat dhe kishte denoncuar zhdukjen e saj. Për këtë ngjarje Gjykata e Fierit ka lënë në burgj Luis Saliajn, Ervis Zotajn dhe Sindi Shehajn.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ervis zotaj grabitet dhe vritet drita saliaj tensione në paraburgimin e fierit ervis zotaj grabitet dhe vritet drita saliaj tensione në paraburgimin e fierit

Sondazh

Poll