Zgjedhjet parlametare në Kosovë/ KQZ certifikon rezultatet, hapet rruga për formimin e institucioneve të reja
Foto ilustruese KOSOVË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka certifikuar këtë të enjte rezultatet e zgjedhjeve parla...
Gjatë fjalës së tij Rama tha se bizneset mirëpresin pagesat përmes Mastercard. Ndër të tjera, Rama u shpreh se turizmi arriti nivele rekord, duke shënuar 5 miliardë lekë të ardhura.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në eventin për çeljen e Programit për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike në partneritet me Mastercard Europe, tha se është shumë e rëndësishme që Mastercard hyn në Shqipëri, duke theksuar se është koha që revolucioni ynë digjital të thellohet shumë me tepër edhe në drejtim të thjeshtimit dhe përmirësimit të pagesave në vend.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se bizneset mirëpresin pagesat përmes Mastercard. Ndër të tjera, Rama u shpreh se turizmi arriti nivele rekord, duke shënuar 5 miliardë lekë të ardhura. Gjithashtu Rama theksoi se Shqipëria në turizëm është sot në maj, si vendi me rritjen më të lartë në turizëm mes një grushti vendesh.
Rama: Për ne është shumë e rëndësishme që Mastercard hyn në Shqipëri, si rezultat i faktit që sot e gjen tregun shqiptar të gatshëm për të adaptuar veten me produktin e mastercard. Nga ana tjetër, është shumë e mirëprituar ardhja e mastercard, sepse është koha që revolucioni ynë digjital të thellohet shumë me tepër edhe në drejtim të thjeshtimit dhe përmirësimit të pagesave në vend.
Kemi të dhëna shumë të frikshme negativisht përsa i përket përdorimit masiv të cash, ndërkohë që e dhëna pozitive është se kur ne kemi marrë detyrën, kanë qenë rreth 30% e qytetarëve me llogari bankare, sot ka shkuar në 80%. Kemi një masë kritike që mund ta angazhojmë në këtë proces.
Mastercard na ka nxjerrë herë pas here me shkëlqim në klasifikimet e tij për vendet më të frekuentuara turistike. Shqipëria në turizëm është sot në maj, si vendi me rritjen më të lartë në turizëm mes një grushti vendesh. Nga ana tjetër konstatojmë se rritja e të ardhurave nga turizmi ka shkuar në 5 miliardë, mirëpo vetëm 4% e transaksioneve bëhen me kartë krediti, dhe kjo tregon sa i madh është boshllëku dhe sa shumë para të cilat nuk i takojnë atyre që i mbajnë, duhet tu shkojnë mbrapsht qytetarëve, gjë për të cilën ne besojmë se digjitalizimi i pagesave është instrument themelor.
Sot është një ditë shumë e mirë për ne, për tregun, për bankat. Bankat janë i vetmi biznes në planet, që nëse nuk i ecën mirë ndonjë gjë, ia rrasin klientëve. Qeveria nuk e bën kurrë këtë punë.
Foto ilustruese KOSOVË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka certifikuar këtë të enjte rezultatet e zgjedhjeve parla...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama po përdor procesin e integrimit në BE si kartë elektorale duke u bërë thirr...
Gen Gjokutaj TIRANË - Avokati Genc Gjokutaj, ka folur pasditen e sotme mbi reformën në drejtësi dhe çështjen e kreut të...
Edi Paloka TIRANË- Deputeti i PD, Edi Paloka, duke folur për zgjedhjet e 11 majit ka komentuar edhe rolin e LaCivita në fushat&eum...
Tedi Blushi TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur këtë të enjte mbi...
Edi Paloka TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka komentuar këtë të enjte listat e PD-së në zgjedhjet e ...
foto ilustruese BRUKSEL- Kosovës dhe Serbisë nuk do t’iu ndahen të holla tani për tani në fazën e para-financimit nga P...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se nuk duhet t’i nënshtrohemi censurës, teksa iu referua mbylljes së pla...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar rikthimin e ekspertëve amerikanë në Shqipëri pr...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se dosjen për vjedhjen e pronave ne Vuno nga Edi Rama, do ta dërgojn&...