27 Mars 2025, 15:52
Nga E. D
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i PD, Edi Paloka, duke folur për zgjedhjet e 11 majit ka komentuar edhe rolin e LaCivita në fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike. Paloka i ftuar në “Programin e drekës” në studion e News 24 theksoi se LaCivita nuk është thjesht një ekspert fushate, por funksionar politik në Partinë Republikane, dhe ka shtuar se do të bëhet publike kontrata me të.
Sipas Palokës, LaCivita ka ardhur në Shqipëri me qëllimin për të mbështetur Sali Berishën, dhe interesi i PD-së është të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë me administratën e Trump. Ai ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale për korrupsionin. Paloka më tej tha se nëse shqiptarët zgjedhin Ramën faji është i tyren, ndërkohë theksoi qe Rama e tregon përditë që është në panik. Më pas, Paloka tha se programi i PD do të shtojë paratë në xhepat e shqiptarëve. Gjithashtu ai tha se Berisha është lideri i vetëm që mban fjalën e dhënë.
“Sot ka ndryshuar situata. Ne do mjaftonte një arbitër neutral për të fituar me Ramën. Me këto skandale, Rama nuk fiton kurrë. Arbitri që ka ardhur është në anën tonë. LaCivita është funksionar politik në Partinë Republikane. Sesa ka kushtuar ardhja e LaCivita, kjo do të deklarohet. Nuk ka ardhur thjesht për para. Ai erdhi këtu duke thënë se jam krah Sali Berishës. Kontratën me të do ta bëjmë publike. Interesi ynë është lidhja direkt me administratën e Trump. Nëse shqiptarët zgjedhin Ramën, kanë faj shqiptarët. Rama e tregon përditë që është në panik. Kënetë më të pisët se e Rilindjes nuk ka sot, e mbushur me korrupsion.
Në 12 vite situata është ‘betonizuar’, nuk ka vlejtur programi deri dje, sepse Rama ka blerë më të varfërit. Programi i PD iu jep përgjigje të gjitha problemeve. Rama tund pasaportën e BE, a thua se e ka në dorë. Por, nuk ka zgjidhur problemin e varfërisë. PD do të garantojë minimumin jetik 200 euro. Kjo bën që qytetari mos të shitet. Shqiptarët kanë marrë vetëm heqjen e vizave dhe këtë e ka bërë PD-ja. Berisha është lideri i vetëm që mban fjalën e dhënë”, tha Paloka.
edi paloka
Politike
27 Mars 2025, 15:36
B.Z
Tedi Blushi
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur këtë të enjte mbi...
Politike
27 Mars 2025, 15:19
B.Z
Edi Paloka
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka komentuar këtë të enjte listat e PD-së në zgjedhjet e ...
Politike
27 Mars 2025, 15:17
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Kosovës dhe Serbisë nuk do t’iu ndahen të holla tani për tani në fazën e para-financimit nga P...
Politike
27 Mars 2025, 15:02
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se nuk duhet t’i nënshtrohemi censurës, teksa iu referua mbylljes së pla...
Politike
27 Mars 2025, 14:58
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar rikthimin e ekspertëve amerikanë në Shqipëri pr...
Politike
27 Mars 2025, 14:53
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se dosjen për vjedhjen e pronave ne Vuno nga Edi Rama, do ta dërgojn&...
Politike
27 Mars 2025, 14:50
I.A
TIRANË- Ish-kryeministri italian dhe kreu i partisë Italia Viva, Mateo Renzi tha se marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me kryeministren Giorg...
Politike
27 Mars 2025, 14:47
I.A
TIRANË- Ish-kryeministri italian dhe kreu i partisë Italia Viva, Mateo Renzi foli për kampet e emigrantëve Shqipëri pas vizitës ...
Politike
27 Mars 2025, 14:37
M.B
Ilirian Celibashi
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon procedurat për zgjedhjen e kompanisë postare që do të shpërnda...
Politike
27 Mars 2025, 14:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se janë gjetur prova të pakundërshtueshme se Edi Rama dhe fam...