Politike

Çupi dhe Tabaku në listë të hapur/ Paloka: Jorida tepër e votuar në primare, mund të marrë mandatin! Nuk bëjmë strategji me interesa të liderit...

Paloka tha se nuk është e vërtetë që besnikët e Sali Berishës janë në listë të mbyllur. Paloka shtoi se Jorida Tabaku ishte tepër e votuar në Primare dhe mund të tregojë se merr shumë vota në zgjedhje.

27 Mars 2025, 15:19 Nga B.Z
Çupi dhe Tabaku në listë të hapur/ Paloka: Jorida
Edi Paloka

TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka komentuar këtë të enjte listat e PD-së në zgjedhjet e 11 Majit, ndërsa u ndal te fakti i lënies në listë të hapur të deputeteve Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi.

I ftuar në News 24, Paloka tha se nuk është e vërtetë që besnikët e Sali Berishës janë në listë të mbyllur. Paloka shtoi se Jorida Tabaku ishte tepër e votuar në Primare dhe mund të tregojë se merr shumë vota në zgjedhje. Sipas Palokës, PD nuk bën strategji me interesa lideri, siç ndodh në PS.

"Nuk është e vërtetë që në lista të mbyllura janë besnikët e Berishës. Disa drejtues qarqesh janë në listë të mbyllur. Disa kanë qenë në një grup tjetër dhe tashmë jemi të bashkuar. Rama eliminoi koalicionet qëllimisht. Ky nuk është sistem i drejtë. Që kur është sistemi që disa rrinë në lista të mbyllura janë më rehat ta themi e disa duhet të copëtohen për të marrë vota, kjo s’është e drejtë.

Kryetari i PD i propozoi Kryesisë emrat, më pas ia propozoi Këshillit Kombëtar. Kryetari i PD ka rol patjetër. Jorida që ishte tepër e votuar në primare, mund të marrë mandatin. Fitorja jonë do të japë vlerësim për këdo. Ne nuk bëjmë strategji a taktika me interesa të liderit. Rama ka fshirë ata që janë thuajse të barabartë me të dhe mban rreth vetes emra që nuk njihen. Me PD do të rriten pagat, në Europë shkohet me programin që ne kemi propozuar",- tha Paloka.

edi paloka partia demokratike zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll