A do ta ndihmojë Meloni Ramën në zgjedhje? Renzi: Kë ka mbështetur ajo deri tani i ka sjell ters
TIRANË- Ish-kryeministri italian dhe kreu i partisë Italia Viva, Mateo Renzi tha se marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me kryeministren Giorg...
Gjatë fjalës së tij, Berisha u pyet nëse do e çontë këtë dosje në SPAK, si një denoncim nga ana e PD-së.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se dosjen për vjedhjen e pronave ne Vuno nga Edi Rama, do ta dërgojnë në çdo institucion të rëndësishëm në botë. Gjatë fjalës së tij, Berisha u pyet nëse do e çontë këtë dosje në SPAK, si një denoncim nga ana e PD-së. Por Berisha theksoi se, ta çosh këtë dosje në SPAK është njësoj si ta hedhësh në kosh mbeturinash.
"Nuk kam një përgjigje për momentin, pasi siç e shihni, çdo çështje që ka të bëjë me Edi Ramën nga Skapi i partisë, hidhet në kosh. Po jap dy gjëra që janë të pabesueshme. Dosjen 184, dosje e mirëfilltas e Dumanit, me ligj, ata e transferuan në Gjykatën e Tiranës dhe gjykata në zbatim të ligjit, e rikthej dhe e transferuan vetëm se, në të dy dosjet qoftë atë të Peshkopisë dhe Durrësit, del direkt Edi Rama, del direkt në biseda Edi Rama. Tani nuk e di a e morët vesh ju për atë Muçon. Një nga aktet madhore të kërcënimit të sigurisë kombëtare, ishte eksporti i të dhënave të sistemit TIMS në drejtime absolutisht armiqësore. Se unë armiq quaj banditët, vrasësit, kriminelët, për një shoqëri ata janë armiq, e kërcënojnë.
Imagjinoni në shkeljen më të rëndë që është vërtetuar në 32 vite, të sigurisë kombëtare, Skapi e merr dhe e delegon në Gjykatën e Tiranës. Pse thoni ju, për shkakun e vetëm se ai operacion është kryer me urdhër të Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Fare e njohur kjo. Ky personi është një kamikaz i Edi Ramës. Se ky ka kryer një operacion të tmerrshëm, të dhënat më të fshehta që kemi ne në polici, për sigurinë. Dhe ky person dërgohet te Gjykata e Tiranës, vetëm e vetëm se po të mbahej në Spak do të thirrej Taulant Balla, se ka qenë ministër. Taulant Balla sa mori detyrën, këtë kreu. Kishte 1 javë, 10 ditë dhe tha, nuk ka ndodhur gjë, ka ndodhur një gjë e zakonshme tha. Edi Rama e kishte emëruar këtë, është shumë i lidhur me këtë. Pra ta dërgojmë në Skap ne këtë është njëlloj si ta hedhim në një kosh të plehrave, por ne këtë do e dërgojmë në të gjitha institucionet ndërkombëtare, në të gjithë botën, të gjitha mediat. Natyrisht nuk është vendim përfundimtar për ti dërguar apo mos dërguar," tha Berisha.
TIRANË- Ish-kryeministri italian dhe kreu i partisë Italia Viva, Mateo Renzi tha se marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me kryeministren Giorg...
TIRANË- Ish-kryeministri italian dhe kreu i partisë Italia Viva, Mateo Renzi foli për kampet e emigrantëve Shqipëri pas vizitës ...
Ilirian Celibashi TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon procedurat për zgjedhjen e kompanisë postare që do të shpërnda...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se janë gjetur prova të pakundërshtueshme se Edi Rama dhe fam...
Mateo Renzi TIRANË- Ish-kryeministri Mateo Renzi komentoi arrestimet e fundit të zyrtarëve të lartë të Shqipëri, pë...
TIRANË- Ish-Kryeministri dhe Senatori italian Matteo Renzi vizitoi kampin e Gjadrit për të parë nga afër qendrën e emigrantë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se grabitja e 24 hektarëve nga Rama ndodhi në një prej kanioneve ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama, së bashku me familjen e tij i kanë rrëmbyer Kish...
Foto ilustruese KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, MPJD ka reaguar ashpër ditën e sotme...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e dhomës së Tregtisë dh...