Politike

Zyrtarët amerikanë rikthehen në SPAK, Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik

Në një deklaratë për mediat, Berisha e quajti SPAK-un prokurori politike.

27 Mars 2025, 14:58 Nga I.A
Zyrtarët amerikanë rikthehen në SPAK, Berisha: Nuk e besoj
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar rikthimin e ekspertëve amerikanë në Shqipëri pranë institucioneve të SPAK dhe GJKKO. Në një deklaratë për mediat, Berisha e quajti SPAK-un prokurori politike. Ndërkohë që theksoi i bindur se Donald Trump nuk e mbështet një prokurori të tillë.

“Unë nuk mund të pohoj këtë. Unë mund të pohoj këtë si një përpjekje për të luftuar korrupsionin, por unë mund të pohoj edhe njëherë, se një prokurori politike nuk legjitimohet kurr në një vend. Besoj se, Skapi kështu siç është, ka faktuar shqiptarëve dhe botës se është një kah i armatosur politik i drejtësisë i Edi Ramës. Meqënëse e shtron këtë çështje theksoj: vendi që ndëshkon më rëndë korrupsionin sot, nga ato që lexoj unë, është Republika Popullore e Kinës. Në Kinë e kanë ligjin dënim me vdekje. Dhe e vërteta është që ekzekutohen për korrupsion.

Por, prokuroria kineze dënon dhe ndëshkon dhe për motive politike. Dhe ata të cilët pranojnë një prokurori si krah politik, unë nuk besoj kurrë se Presidenti Donald Trump, që po atakon me forcën më të madhe, pikërisht shndërrimin e drejtësisë në armë politike, ose mbështet një gjë të tillë. Jo! Kurrë, ai nuk e mbështet. E mbështetën më parë, po e provoi dhe vetë me Letezian, Alen Bragun, e provoi vet se çfarë janë prokurorët politikë. Ndaj dhe jo, nuk kam asnjë lloj shqetësimi për atë qëllim që e imagjinon ti. Jo, nuk mund të jetë kjo një përkrahje për prokurorinë politike. Një gjë duhet të dish. Ka shumë dosje për qeveritarët, të cilat lidhen në një mënyrë ose një tjetër. Dosja McGonigal nuk është pak. Mos e merr të thjeshtë. A e dëgjove ti presidentin, fjalimin që mbajti për këto çështje? Për ne është normal...“ tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll