27 Mars 2025, 16:04
Nga B.Z
Gen Gjokutaj
TIRANË - Avokati Genc Gjokutaj, ka folur pasditen e sotme mbi reformën në drejtësi dhe çështjen e kreut të PD-së, Sali Berisha lidhur me dosjen "Partizani".
I ftuar në Syri TV, Gjokutaj tha se reforma në drejtësi sipas tij ka pasur si qëllim të shërbejë interesave politike të kësaj qeverie dhe jo për përmirësimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri.
Sipas tij, kjo reformë ka sjellë një kontroll të thellë të institucioneve të drejtësisë nga pushteti dhe ka sjellë kapjen e gjykatave nga ky sistem. Gjokutaj shton se procesi gjyqësor lidhur me çështjen e Berishës, është sipas tij një shembull i qartë i instrumentalizimit të drejtësisë për qëllime politike dhe financiare.
"Në fakt, nuk duhet të mohojmë se kjo reformë është realizuar nga Rama dhe socialistët dhe ka marrë formën e tyre. Kjo është një reformë që, në të vërtetë, ka pasur një ndikim të theksuar në sistemin e drejtësisë, ku gjykatat janë një përqindje e konsiderueshme të kapura nga ky sistem. Identikiteti i kësaj reforme ka qenë që t’i shërbejë mazhorancës aktuale, dhe nuk është rastësi që ajo ka siguruar tre mandate deri tani. Nëse do të kishim një sistem drejtësie që plotëson standardet europiane, kjo mazhorancë nuk do të kishte mundur të arrinte mandatet e saj, veçanërisht të dytin.
Këtë nuk e them vetëm unë, por e ka konstaton edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Jo vetëm në rastin e çështjes Berisha, por gjithashtu për interesa politike dhe thellësisht financiare, që shpesh arrijnë deri në grabitjen e pronave. Nëse do të kërkoni informacion në lidhje me dëmshpërblimet që Shqipëria ka paguar në Strasburg, do të shihni se ato janë në shifra që shkojnë në miliona euro, vetëm për shkak të keq-qeverisjes nga kjo mazhorancë.
Ky është një tregues i vërtetë dhe i paanshëm. Kur flasim për këto çështje, shpesh na akuzojnë për konflikt interesi. Megjithatë, çështjet në Strasburg shqyrtohen sipas një standardi tjetër. Ata që e përdorin Strasburgun si mjet për të mbrojtur interesat politike, e bëjnë këtë me një qëllim, pa pasur juridiksionin e duhur. Ky është një tjetër shembull i qartë i asaj që ka ndodhur me reformën në drejtësi, ku ka pasur shkarkime të prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk duhej të largoheshin, ndërkohë që janë mbajtur në sistem ata që duhej të ishin larguar menjëherë.
Çështja e zotit Berisha është një çështje politike, e nisur nga prokurorë dhe gjyqtarë të zgjedhur nga mazhoranca aktuale, të caktuar për hetimin dhe gjykimin e kësaj çështjeje. Gjykata e Strasburgut ka nxjerrë këtë çështje si një rast udhëzues, për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit dhe të të drejtave të njeriut.
Ky proces do të hyjë në analet e drejtësisë shqiptare si një çështje që ka përfunduar me rrëzimin e 100% të kërkesave të mbrojtjes, duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Gjyqtarët që morën pjesë në këtë proces nuk ishin të orientuar nga arsyet ligjore, por nga shkaqe thellësisht morale dhe politike, që kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e çështjes...",- tha Gjokutaj.
genc gjokutaj sali berisha dosja partizani reforma ne drjetesi
Politike
27 Mars 2025, 15:52
E. D
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i PD, Edi Paloka, duke folur për zgjedhjet e 11 majit ka komentuar edhe rolin e LaCivita në fushat&eum...
Politike
27 Mars 2025, 15:36
B.Z
Tedi Blushi
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur këtë të enjte mbi...
Politike
27 Mars 2025, 15:19
B.Z
Edi Paloka
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka komentuar këtë të enjte listat e PD-së në zgjedhjet e ...
Politike
27 Mars 2025, 15:17
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Kosovës dhe Serbisë nuk do t’iu ndahen të holla tani për tani në fazën e para-financimit nga P...
Politike
27 Mars 2025, 15:02
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se nuk duhet t’i nënshtrohemi censurës, teksa iu referua mbylljes së pla...
Politike
27 Mars 2025, 14:58
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar rikthimin e ekspertëve amerikanë në Shqipëri pr...
Politike
27 Mars 2025, 14:53
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se dosjen për vjedhjen e pronave ne Vuno nga Edi Rama, do ta dërgojn&...
Politike
27 Mars 2025, 14:50
I.A
TIRANË- Ish-kryeministri italian dhe kreu i partisë Italia Viva, Mateo Renzi tha se marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me kryeministren Giorg...
Politike
27 Mars 2025, 14:47
I.A
TIRANË- Ish-kryeministri italian dhe kreu i partisë Italia Viva, Mateo Renzi foli për kampet e emigrantëve Shqipëri pas vizitës ...
Politike
27 Mars 2025, 14:37
M.B
Ilirian Celibashi
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon procedurat për zgjedhjen e kompanisë postare që do të shpërnda...