Politike

Marrëveshja për emigrantët/ Renzi: Ramës i intereson vetëm të kënaqë Melonin

Renzi tha se kampi i Gjadrit e largon Shqipërinë nga Europa, sepse ideja e Melonit është që të thotë se këta emigrantë duhet të mbërrijnë jashtë Evrope.

27 Mars 2025, 14:47 Nga I.A

Marrëveshja për emigrantët/ Renzi: Ramës i intereson

TIRANË- Ish-kryeministri italian dhe kreu i partisë Italia Viva, Mateo Renzi foli për kampet e emigrantëve Shqipëri pas vizitës që zhvilloi një ditë më parë në Gjadër. Në një intervistë për Euronews Albania, Renzi tha se kampi i Gjadrit e largon Shqipërinë nga Europa, sepse ideja e Melonit është që të thotë se këta emigrantë duhet të mbërrijnë jashtë Evrope. Sipas tij, me këtë marrëveshje Ramës i intereson vetëm të kënaqë kryeministren italiane.

Ideja e Melonit është që të thotë: “Këta emigrantë duhet të mbërrijnë, por jo në Europë. Duhet të mbërrijnë jashtë Europës.” Dhe atëherë, bën marrëveshjen me Shqipërinë. Por unë, në zemrën time, ëndërroj që Shqipëria të jetë në Bashkimin Europian. Është Greqia, është Kroacia, përse të mos jetë edhe Shqipëria? Më kujtohet kur, para shumë vjetësh, u refuzua kërkesa që paraqiti Shqipëria për t’u bërë vend kandidat për anëtar, pastaj për fat, kjo ndryshoi. Mua më kujtohet pikëllimi i qytetarëve shqiptarë. Shqipëria është Europë. Italia dhe Shqipëria janë shumë të afërta. Nuk mund ta mendosh që Shqipëria të qëndrojë jashtë Europës. Këto qendra ju largojnë nga Europa, sepse bëjnë që të kalojë mesazhi që ju nuk jeni në Europë… Sipas meje, për aq sa e njoh unë Edi Ramën, dhe e njoh pak, besoj se atij i intereson të kënaqë Kryeministren italiane”, u shpreh Renzi.

mateo renzi

Sondazh

Poll