Politike

Berisha nxjerr dokumentet: Këto janë provat e kryeaferës së vjedhjes së tokave publike nga Edi Rama dhe familjarët e tij

Berisha tha se përmes fakteve, tregohet se kush është pronari real, zinxhiri i falsifikimeve të datave, dokumenteve e me radhë. 

27 Mars 2025, 14:38 Nga I.A
Berisha nxjerr dokumentet: Këto janë provat e kryeaferës së
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se janë gjetur prova të pakundërshtueshme se Edi Rama dhe familjarët e tij qëndrojnë pas krye-aferës së vjedhjes publike në tokën e Kishës Ortodokse. Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se përmes fakteve, tregohet se kush është pronari real, zinxhiri i falsifikimeve të datave, dokumenteve e me radhë. Sipas Berishës, edhe arrestimi i Fredi Belerit, u bë me qëllimin e vetëm, plaçkitjen e tokës së Kishës.

"Falënderoj z. Maho për investigimin tejet të thelluar, të kryeaferës së vjedhjes së tokave publike dhe të kishës, direkt nga Edi Rama dhe familjarët e tij, direkt. Siç e shihni, janë gjetur prova të pakundërshtueshme se Edi Rama ka lidhje me atë pronë, aq sa mund të ketë Tërmet Peçi, se më erdhi në mendje emri i tij. Aq sa mund të ketë, marrim një tjetër të tyre, asnjë lidhje, asnjë gjë nuk faktohet. Faktohet një vjedhje e tmerrshme e mirëfillitë e tokës, nga njeriu që thotë nuk është e imja, por është e mamasë.

Keni dëgjuar ndonjëherë ju këtë. Edhe në Kod Civil, edhe mamaja ta shkruaj se, nuk është e tij, e drejta civile i njihet atij si trashëgimi dhe ka 6 vite që e mban në sirtar Sadushi i partisë, vetëm e vetëm se ajo është e mbushur me falsitete që rrëzojnë tërësisht grabitjen e 224 mijë metër katrorë, tokë troje turistike. Falënderoj shumë Armandon për gjithë këtë dokumentacion, ku faktohet se kush është pronari real, faktohet shumë qartë zinxhiri i falsifikimeve të datave, dokumenteve e me radhë, dhe mos harroni del qartë se, pse Fredi Beleri i cili e dinte se toka, është e kishës dhe toka tjetër nuk kishte lidhje me Kolekët, aq sa kishte me atë tjetrin. Pra, pse u arrestua dhe bëri 1 vit e gjysëm burg Fredi Beleri, vetëm e vetëm për të plaçkitur atë tokë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll