27 Mars 2025, 13:51
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama, së bashku me familjen e tij i kanë rrëmbyer Kishës Ortodokse 24 hektarë tokë. Gjatë një konference për mediat, Berisha deklaroi se kjo është realizuar në bashkëpunim me kreun e arkivave, Ardit Bido. Berisha më tej tha rrëmbimi i 24 hektarëve tokë të Kishës Ortodokse, është një nga plaçkitjet më të mëdha, që pati pasoja ndër më seriozet kombëtare dhe ndërkombëtare.
"Rikthehemi sot te një nga plaçkitjet më të mëdha që pati pasoja ndër më seriozet kombëtare dhe ndërkombëtare. Plaçkitja që Edi Rama me emrin e mamasë së tij dhe vëllait të tij, në bashkëpunim me kushërinjtë e tij, i kanë bërë shtetit dhe kishës ortodokse shqiptare, duke i hrabitur 224 mijë metër katrorë tokë nga më të çmuarat. Historiku i Edi Ramës, një hajn i papërmbajtur gjithë jetën e tij, shtrihet edhe në shumë e shumë dekada, periudha që ai akoma nuk kishte lindur fare. Për dijeni, xhinsi nga nëna i Edi Ramës, siç e dini është nga fshati Vuno dhe ai ka qenë një xhins i varfër. Sipas dokumenteve, stërgjyshi i tij, Thomai ka pasur si gjë të gjallë 3-4 dhi dhe një apo dy derra. Një personalitet i tyre i shkolluar, që ishte Spiro Koleka, anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i disa qeverive të Enver Hoxhës, në kujtimet e tij, të publikuara nga e bija, rrëzon në mënyrë përfundimtare çdo disponim pronësie nga xhinsi Koleka, krahu i Thomait e këtej.
Territoret ku pretendohet janë territore publike ose territore të kishës. Ky i është vërsulur si një hajn i papërmbajtur pronave të kishës. Në dosjen e tij ka falsifikime të paimagjinueshme. Ka shqyrtime dhe vendime jashtë çdo afati ligjor dhe antiligjore. Ka ndryshime datash që vetëm falsifikatorët që i kanë bërë, e dinë. Vendime gjykatash që janë të vitit 2003 dhe paraqiten si të vitit 2013. Nuk mund ta marrë vesh kush se çfarë qëndron aty sepse dosja është e kyçur në sirtarin personal të Sokol Sadushit. Cili është roli i Ardit Bidos, është jashtëzakonisht suspekt. Nuk ekziston asnjë dokument kadastral që të faktojë se kjo tokë i përkiste Thoma Kolekës, Petro Kolekës, stërgjyshit dhe gjyshit direkt të Edi Ramës. Asnjë! Ka një dëshmi të periudhës kur aty luftohej, se Vunoi ka qenë shesh luftimesh të egra mes ushtrisë greke dhe asaj italiane.
E çuditshme është se si në atë periudhë, në kulmin e luftës, Bido gjen një dëshmi pronësie, e cila nuk përbën asnjë lloj kategorie ligjore. E cila nuk tregon asgjë se çfarë thotë ajo dëshmi. Një gjë është e sigurt se ajo dëshmi kurrë nuk mund të provojë pronën e askujt, aq më tepër që është në kohën e një lufte të egër, kur dëshmitë përdoreshin sipas qejfit. Njeriu më i shkolluar i tyre, që Edi Rama e quan Baba Piloja në kartolinat e Vitit të Ri, në memorien e tij, të publikuar nga vajza, dëshmon se është një familje e varfër. Një familje e varfër me 24 hektarë tokë në breg nuk ekziston kund. Po ata nuk kishin tokë, ndaj edhe Piloja dëshmon që kishin tokë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
27 Mars 2025, 12:32
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, MPJD ka reaguar ashpër ditën e sotme...
Politike
27 Mars 2025, 12:31
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e dhomës së Tregtisë dh...
Politike
27 Mars 2025, 12:16
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e dhomës së Tregtisë dhe ...
Politike
27 Mars 2025, 12:10
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në aktivitetin “Match-Maker Albania 2025” ku të pranis...
Politike
27 Mars 2025, 12:10
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e dhomës së Tregtisë dh...
Politike
27 Mars 2025, 12:09
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje investitorëve dhe sipërmarrësve që të investojnë...
Politike
27 Mars 2025, 11:47
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e dhomës së Tregtisë dhe Industr...
Politike
27 Mars 2025, 09:30
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Pasditen e 27 marsit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë certifikimin e rezultatateve të zgjedhjeve...
Politike
27 Mars 2025, 09:19
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka replikuar me një komentuesit i cili u shpreh se ...
Politike
27 Mars 2025, 09:14
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komentuesi i cili shkroi për linjat hekurudhore. Rama theksoi se Tiranë-Durr&eum...