Aktualitet

Vrasja e 42-vjeçares në Vushtrri, mesazhi i djalit të viktimës: InshaAllah n’Xhennet nana jem!

Djali i të ndjerës, Alaudin Haradini, përmes një fotoje ku shihet në krahës e nënës së tij kur ka qenë foshnjë, ka bërë një dedikim prekës.

25 Mars 2025, 10:44 Nga N.F
Vrasja e 42-vjeçares në Vushtrri, mesazhi i djalit të
Viktima me djalin

KOSOVË- Një krim i rëndë tronditi pasditen e djeshme fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku një grua dhe një burrë u gjetën pa shenja jete pranë një nënkalimi. Gruaja u vra me armë zjarri nga Arsim Morina, i cili më pas i dha fund jetës së tij.

42-vjeçarja Nexhmie Musliu Haradini la pas tre fëmijë, një djalë 18-vjeçar dhe dy vajza më të vogla.  Djali i të ndjerës, Alaudin Haradini, përmes një fotoje ku shihet në krahës e nënës së tij kur ka qenë foshnjë, ka bërë një dedikim prekës.

“InshaAllah n’Xhennet Nana jem”, ka shkruar ai në Facebook.

Vrasja e 42-vjeçares në Vushtrri, mesazhi i djalit të

Tragjedia ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ajo u vra nga 58-vjeçari Arsim Morina, pronari i furrës “Diellza”, ku më parë kishte punuar e ndjera. Pasi kreu vrasjen, Morina vendosi t’i japë fund jetës së tij.

Policia dhe prokuroria janë në vendngjarje për të mbledhur prova dhe për të kuptuar rrethanat që çuan në këtë akt të dhunshëm. Familjarët dhe të afërmit e viktimës janë të shokuar, ndërsa komuniteti i Vushtrrisë po përjeton një trishtim të thellë pas kësaj tragjedie.

 

arsim morina nexhmie musliu haradini

Sondazh

Poll