Aktualitet

Parakalimi nuk shkon si duhet, makina humb kontrollin dhe përplaset me kamionin, dy të plagosur në Elbasan

Makina mësohet se ka tentuar të kryejë një parakalim dhe më pas ka humbur kontrollin duke u përplasur me kamionin. Nga përplasja e fortë mjeti është shkatërruar pothuajse plotësisht.

25 Mars 2025, 08:05 Nga N.F
Parakalimi nuk shkon si duhet, makina humb kontrollin dhe përplaset me
Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident i rëndë është regjistruar mesnatën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit. Raportohet se një makinë luksoze e cila po qarkullonte me shpejtësi është përplasur me një kamion.

Makina mësohet se ka tentuar të kryejë një parakalim dhe më pas ka humbur kontrollin duke u përplasur me kamionin. Nga përplasja e fortë mjeti është shkatërruar pothuajse plotësisht. Drejtuesi i autoveturës dhe një person tjetër janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

aksident i rende ne elbasan

Sondazh

Poll