Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë! Nxiti dy shoqet e saj të konsumonin drogë

40-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

25 Mars 2025, 09:28 Nga r.ll
Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet
foto ilustruese

VLORË- Një 40-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Në bashkëpunim me një 33-vjeçar, ai dyshohet se po ashtu ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

40-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”. Ndërkohë për bashkëpunëtorin e tij ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

Veprimet procedurale për këtë rast janë kryer në prani të prindërve të shtetaseve të mitura, psikologes së DVP Vlorë dhe mbrojtësve ligjorë.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

vlore

Sondazh

Poll