Aktualitet

U dhunua brutalisht nga dy të rinj, Fabjol Hysi vijon të jetë në gjendje të rëndë te spitali i Traumës

17-vjeçari, Enea Korreshi dhe 20-vjeçari, Irdi Nasufi para policisë kanë pranuar fajin duke treguar se mbrëmjen e 20 marsit janë shkëmbyer me 43-vjeçarin, të cilin e njihnin më parë. Ata kanë theksuar se 43-vjeçari i ka ofenduar pasi kanë bërë shaka me të.

25 Mars 2025, 10:33 Nga N.F
U dhunua brutalisht nga dy të rinj, Fabjol Hysi vijon të jetë
Fabjol Hysi

TIRANË- 43-vjeçari, Fabjol Hysi i cili u dhunua brutalisht 5 ditë më parë vijon të jetë i shtruar në gjendjë të rëndë spitalin e Traumës në Tiranë. Hysi i cili ka aftësi të kufizuara u godit në kokë nga dy persona të cilët janë vënë në pranga.

17-vjeçari, Enea Korreshi dhe 20-vjeçari, Irdi Nasufi para policisë kanë pranuar fajin duke treguar se mbrëmjen e 20 marsit janë shkëmbyer me 43-vjeçarin, të cilin e njihnin më parë. Ata kanë theksuar se 43-vjeçari i ka ofenduar pasi kanë bërë shaka me të. Pas ofendimeve ata e kanë goditur me grushte. Dyshohet se për shkak te dhunës 43-vjecari ka përplasur kokën ne një cep muri, çka i ka sjellë edhe dëmtimin e rëndë në kokë.

Policia e Lushnjes ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 20-vjeçarin Irgi Nasufi dhe “detyrim paraqitjeje” për 17-vjeçarin Enea Korreshi. 43-vjeçari është në gjendje stabël.

fabjol hysi enea korreshi irdi nasufi

Sondazh

Poll