Aktualitet

Zbardhet ngjarja në Kamëz, shpallen në kërkim dy personat që dhunuan me sende të forta 38-vjeçarin (EMRAT)

gjatë kontrollit në banesën e Marjo Bojës, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

25 Mars 2025, 09:59 Nga r.ll
Zbardhet ngjarja në Kamëz, shpallen në kërkim dy personat
vendngjarja

KAMËZ- Dy persona janë shpallur në kërkim lidhur me plagosjen e 38-vjeçarit, Redi Vata në Kamëz. Sipas policisë, dy personat janë identifikuar si Marjo Boja dhe Ersjon Boja, kushërinj me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve policore, Redi Vata u godit me sende të forta nga dy kushërinjtë rreth orës 10:00 në rrugën OSBE në Kamëz. 

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e Marjo Bojës, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Pas ngjarjes, dy autorët u larguan me nje makine Benz, nderkohë vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe gjetjen e automjetit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kamëz

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, autorë të dyshuar për plagosjen e një 38-vjeçari, me sende të forta.

Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “OSBE”, një shtetas ishte goditur me sende të forta, organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, të cilët dyshohet se dje, rreth orës 10:00, në rrugën “OSBE”, për motive të dobëta, i kanë prerë rrugën, me automjet, shtetasit R. V., 38 vjeç, dhe e kanë goditur atë, me sende të forta. I dëmtuari mori mjekim dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. B., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim automjeti tip “Benz” me të cilin dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes, 2 autorët e dyshuar.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për gjetjen e automjetit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

plagosje ne kamez redi vata marjo boja ersjon boja

Sondazh

Poll