Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse gjatë natës në Tiranë, i vendoset tritol një lokali! Pronari: S'kam konflikte, nuk e di kush mund të jenë autorët

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

25 Mars 2025, 07:51 Nga r.ll
Shpërthim me lëndë plasëse gjatë natës në
foto ilustruese

TIRANË- Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në kryeqytet. Sipas informacioneve policore në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur, ka plasur një sasi eksplozivi.

Biznesi është në pronësi të një 44 vjeçari. Ndërkohë bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Ndërkohë, pronari i lokalit, Sotir Halilaj ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe se nuk e di kush mund të jetë autorët.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”.

shperthim ne tirane

Sondazh

Poll