Aktualitet

Pas ekstradimit nga Spanja, ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha vendoset në burgun e Durrësit

Ish-kreu i bandës së Durrësit, është vënë në pranga më 14 dhjetor të vitit 2023 në Spanjë.

25 Mars 2025, 09:40 Nga r.ll
Pas ekstradimit nga Spanja, ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim
lulzim berisha

DURRËS- Ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha është vendosur në burgun e Durrësit. Berisha u ekstradua më datë 18 mars me kërkesë të SPAK-ut.

Berisha ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare që prej vitit 2022 ndërsa u arrestua më 14 dhjetor të vitit 2023. Ai ka humbur betejën ligjore në Spanjë, duke kundërshtuar ekstradimin në Shqipëri, pas 15 muajsh qëndrim atje, ku u gjet i transformuar, me mjekër të bardhë dhe tatuazhe në duar, duke përdorur një identitet bullgar.

Lulzim Berisha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Berisha u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para afatit nga trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit Durrës. 4 vite më pas, Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet për ngjarje të tjera kriminale, vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. 

Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili pretendon se gjithçka u bë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës. Lulzim Berisha "ra" edhe në sitën e OFL, e cila njoftoi se ai është subjekt i paketës Anti-KCK dhe se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë dhe burimin e origjinës.

Në tetor 2024 Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishajt, të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame. Vendimi për pushimin e çështjes u dha me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Kjo është hera e dytë që SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes, me argumentin se nuk ka prova që implikojnë këta dy persona në vrasjen e Lames. Herën e parë, trupa e gjykimit ia ktheu kërkesën prokurores Elida Kaçkini, duke kërkuar nga kjo e fundit hetime shtesë.

lulzim berisha

Sondazh

Poll