Aktualitet

Humbën orientimin gjatë eksplorimit në malin e Priskës, shpëtohen 3 turistët grekë

Turistët pasi janë lokalizuar, janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, në gjendje të mirë shëndetësore. Motomjetet e tyre do të transportohen ditën e nesërme në Këlcyrë.

24 Mars 2025, 22:52 Nga B.Z
Humbën orientimin gjatë eksplorimit në malin e Priskës,
Foto ilustruese

GJIROKASTËR - Tre turistë grekë kanë humbur orientimin në fshatin Pavar, Ballaban, për shkak të kushteve të vështira atmosferike teksa ishin duke eksploruar zonën.

Policia bën me dije se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga 3 turistët grekë që kishin humbur, kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë.

Turistët pasi janë lokalizuar, janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, në gjendje të mirë shëndetësore. Motomjetet e tyre do të transportohen ditën e nesërme në Këlcyrë.

Njoftimi i Policisë:

Pavar, Këlcyrë

Shërbimet e Policisë u shkojnë në ndihmë 3 turistëve grekë, të cilët kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në malin e Priskës, në fshatin Pavar, Ballaban, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, terrenit të thyer dhe errësirës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga 3 turistët grekë, të cilët kërkonin ndihmë pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në fshatin Pavar dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit, kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë.

Turistët pasi janë lokalizuar, janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, në gjendje të mirë shëndetësore. Motomjetet e tyre do të transportohen ditën e nesërme në Këlcyrë.

turiste-kelcyre

Sondazh

Poll