Aktualitet

Kërcënoi dhe grabiti recepsionisten e hotelit me një pistoletë lodër, arrestohet i riu shqiptar në Greqi (VIDEO)

Ndërkohë gjatë kontrollit fizik, shqiptarit ju gjet dhe ju sekuestrua një pistoletë plastike të cilën e kishte përdorur gjatë grabitjeve një kartë identiteti false, një patentë shoferi fals, një sasi e vogël kanabis të papërpunuar dhe një shumë prej 405 euro.

24 Mars 2025, 21:33 Nga B.Z
Kërcënoi dhe grabiti recepsionisten e hotelit me një
Pamje nga grabitje

GREQI - Një 37-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke pasi akuzohet për grabitje dhe kërcënim. Sipas raportimeve të mediave vendase i riu shqiptar ka kërcënuar recepsionisten e një hoteli me një pistoletë lodër dhe ka grabitur që aty xhiron ditore. 

I riu shqiptar i cili është identifikuar nga filmimet e kamerave të hotelit është vënë në pranga nga policia dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. Ndërkohë bëhet me dije se nga hetimet ka rezultuar se shqiptari është autor i disa vjedhjeve të kryera në zonat e Glyfada, Elliniko , Agios Dimitrios dhe Exarcheia.


Ndërkohë gjatë kontrollit fizik, shqiptarit ju gjet dhe ju sekuestrua një pistoletë plastike të cilën e kishte përdorur gjatë grabitjeve një kartë identiteti false, një patentë shoferi fals, një sasi e vogël kanabis të papërpunuar dhe një shumë prej 405 euro.

Gjithashtu raportohet se ndaj 37-vjeçarit ishin në pritje dy urdhër-arreste dhe një urdhër për grabitje dhe armëmbajtje pa leje .

 

arrestohet 37-vjeçari shqiptar ne greqi grabiti dhe kercenoi punonjesen e hotelit

Sondazh

Poll