Politike

"Të panevojshme dhe të padrejta," Riho Terras fajëson KE-në dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Ai tha se për zvarritjen e heqjes së masave duhet të fajësohet vetëm Këshilli Evropian dhe shtetet anëtare, të cilat duhet të krijojnë një konsensus për heqjen e tyre.

19 Mars 2025, 18:10 Nga N.F
"Të panevojshme dhe të padrejta," Riho Terras fajëson
Riho Terras

KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka fajësuar Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për zvarritjen e heqjes së masave ndaj Kosovës. Terras ka theksuar se këto masa ndaj Kosovës janë të padrejta ndërsa shtoi se nuk e di se kur mund të hiqen ato.

Ai tha se për zvarritjen e heqjes së masave duhet të fajësohet vetëm Këshilli Evropian dhe shtetet anëtare, të cilat duhet të krijojnë një konsensus për heqjen e tyre.

“Vendet që janë kundër heqjes së masave janë ata të zakonshmit. Ne duhet të sjellim në anën tonë ata më të mëdhenjtë, ata që flasin për heqjen graduale [të masave], por nuk do të doja t’i përmendja dhe t’i turpëroja. Besoj se edhe djali i keq i Evropës do të ndjekë, nëse të mëdhenjtë bien dakord”, shtoi ai në një intervistë për KALLXO.

Terras nënvizoi se Parlamenti Evropian dhe Komiteti i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme, kanë një shumicë shumë të fortë anëtarësh kundër masave që janë vendosur ndaj Kosovës, por nuk e kanë në dorë heqjen e tyre.

“Bëjmë thirrje për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe me përshtatjen e saj me politikat e BE-së”, shtoi ai.

Eurodeputeti thekson se heqja e masave të BE-së është shumë më e vështirë. Edhe pse sipas tij, ish-përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, vlerësoi se Kosova ka përmbushur kërkesat e formuluara nga BE-ja, në qershor 2023, dhe rekomandoi heqjen e masave, një gjë e tillë është vetëm në dorën e Këshillit.

“Tani kjo është në tryezën e Këshillit – të gjitha 27 shtetet e BE-së duhet të bien dakord, gjë që padyshim është një sfidë. Qëndrimi i Parlamentit është dhe ka qenë shumë i qartë që në fillim – masat janë të panevojshme dhe të padrejta”, tha ai.

 

riho terras ke masat e be-se per kosoven

Sondazh

Poll