Politike

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics nesër vizitë në Prishtinë, pritet të takohet me Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të presë homologun e saj ndërsa pritet të mbahet edhe një konferencë e përbashkët.

19 Mars 2025, 18:02 Nga N.F
Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics nesër vizitë në
Osmani

KOSOVË- Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics do të vijë nesër më 20 mars Kosovën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të presë homologun e saj ndërsa pritet të mbahet edhe një konferencë e përbashkët.

Raportohet se takimi mes dy presidentëve të dy vendeve do të nisë në ora 13:00, ndërsa me pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

“Në orën 13:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Mediat do të mund të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit. Ndërkaq, pas takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Rinkēvičs do të mbajnë konferencë për media. Vendi: Kabineti i Presidentes. Mediat duhet të jenë prezente në Presidencë, në ora 12:30,” thuhet në njoftim.

osmani presidenti i letonisë edgars rinkevics

Sondazh

Poll