Politike

‘Zgjedhorja’, 5 deputetë të opozitës dorëzojnë në Kuvend propozimin: Të reduktohet në 100 numri i deputetëv

14 Janar 2020, 10:32 Nga DOSJA
‘Zgjedhorja’, 5 deputetë të opozitës

TIRANË- Pesë deputetë të opozitës parlamentare kanë depozituar sot propozimet e tyre në Kuvend për Reformën Zgjedhore. Deputetët që kanë dorëzuar propozimet janë Arben Elezi, Arlind Çarçani, Korab Lita, Alban Zeneli dhe Halil Jakimi, të cilër kanë kërkuar që nga 12 qarqe të zgjidhen vetëm 100 deputetë. Ishte deputeti Elezi që nga selia e Kuvendit, njoftoi se ai dhe 4 kolegët e tij kanë depozituar një kërkesë për të bërë ndryshime në paketën e Reformës Zgjedhore. 

Në letrën e tyre, në të cilën kanë hedhur edhe firmat, pavarësisht gabimeve ortografike të shumta (dhe mungesës së një koke, e numër protokolli) deputetët shprehen se janë të vetëdijshëm që nuk mund të zgjidhen të gjitha problemet, por kërkojnë heqjen e monopolit të marrjes së vendimeve që sipas tyre deri tani e kanë vetëm partitë e mëdha.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ndryshimi që mund dhe duhet të bëhet në sistemin zgjedhore nuk arrin t’i zgjidhë plotësisht problemet, situatat dhe sfidat me të cilat përballet demokracia në vendin tonë. Bashkë me të dhe po kaq e rëndësishme është ndërhyrja dhe ndryshimet që duhet të bëhen në ligjin për partitë politike, për financimin elektoral të tyre, për demokratizimin e brendshëm të tyre, shmangien e konfliktit të interesit dhe heqjen e monopolit të partive mbi procesin e administrimit zgjedhor,”– shkruhet në letrën e tyre.

Në dhjetor të vitit të kaluar dy deputetë të tjerë të opozitës, Myslim Murri dhe Halit Valteri depozituan ne Kuvend disa propozime të tyre, që kishin të bënin me ndryshimin e paketës për Reformën Zgjedhore. Po në atë kohë, bashkëkryetarët e Komisionit, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, kanë mirëpritur propozimet dhe thanë se ato do shqyrtohen në janar. 

(K.M. A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben elezi halil jakimi opozita depoziton ndryshime reforma zgjedhore arben elezi halil jakimi opozita depoziton ndryshime reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 14 Janar 2020, 09:31

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka reaguar sërish sot një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, për pushimin e çështjes për L...