Politike

Rama takim në Berat: Kryebashkiakët të jenë në dispozicion të PS, por nuk duhet të ndërhyni në garën e kandidatëve

Gara sipas tij duhet të jetë pa interferenca, ndërsa shtoi se këto kandidatë janë zgjedhur sipas zonave për të pasur përfaqësim më të gjerë. 

18 Mars 2025, 16:48 Nga r.ll
Rama takim në Berat: Kryebashkiakët të jenë në
edi rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama ndodhet pasditen e sotme në Berat ku ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputet në këtë qark. Gjatë fjalës së tij, Rama iu drejtua kryebashkiakëve duke iu thënë se duhet të jenë në dipozicion të Partisë Socialiste, por kjo duhet bërë pa ndërhyrë në garën e kandidatëve.  Gara sipas tij duhet të jetë pa interferenca, ndërsa shtoi se këto kandidatë janë zgjedhur sipas zonave për të pasur përfaqësim më të gjerë. 

Rama: Dëshiroj t’iu them kryetarëve të bashkive, që duhet të jenë në dispozicion të PS, të numrit 5, ajo 5 më pëlqeu shumë, se është 5 me 1. Detyra juaj është të bëni këtë, por nuk duhet të ndërhyni në garë. Kandidatët në listë duhet të ketë garë pa inteferenca. Janë zgjedhur sipas zonave për të pasur përfaqësim më të gjerë. Kemi respektuar të gjitha komunitetet, bashkitë, moshat, gjinitë. Zgjedhja është PS dhe Edi Rama, pastaj një preferencë.

edi rama

Sondazh

Poll