Politike

Shqipëria, Kroacia dhe Kosova, bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes/ Kurti: Marrëveshja për aleancën ushtarake, e rëndësishme për sigurinë

Kurti përmes një postimi në Facebook, tha se kjo marrëveshje është e rëndësishme edhe për paqen në rajon.

18 Mars 2025, 16:25 Nga E. D
Shqipëria, Kroacia dhe Kosova, bashkëpunim në fushën e
foto ilustruese

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar hap jashtëzakonisht të rëndësishëm për sigurinë deklaratën për aleancë ushtarake midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Kurti përmes një postimi në Facebook, tha se kjo marrëveshje është e rëndësishme edhe për paqen në rajon.

“Urime të gjithëve! Hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon, përmes mbrojtjes, bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vendeve tona paqedashëse, me deklaratën trepalëshe për aleancë ushtarake të nënshkruar sot në Tiranë ndërmjet ministrit tonë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu dhe ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anušić”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Marrëveshja u nënshkrua sot në Tiranë nga ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anušić. Ky dokument synon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të tre shteteve, rritjen e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe përmirësimin e ndërveprimit ushtarak përmes trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.

 

albin

Sondazh

Poll