Politike

"Si more e ke mesataren 7", Rama i bën moral djalit në Berat: Do të ndjek këmba këmbës, nuk do të ndahem

Gjatë inspektimeve, Rama ka takuar edhe banorë të zonës, ku mes tyre kishte dhe fëmijë.

18 Mars 2025, 16:42 Nga r.ll
"Si more e ke mesataren 7", Rama i bën moral djalit në
edi rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditë n e sotme punimet në kantierin e rrugës Berat-Ballaban 60 km e gjatë. Kjo rrugë lidh tre bashkitë Berat-Përmet-Tepelenë. Gjatë inspektimeve, Rama ka takuar edhe banorë të zonës, ku mes tyre kishte dhe fëmijë. Një prej tyre madje pati edhe një bisedë të gjatë dhe të sikletshme me kryeministrin.

Kyi  fundit e pyeti djalin se si është me mësime, ndërsa ai ju përgjigj se e ka mesataren 7. Kryeministri iu drejtua duke i thënë se mesatarja e tij duhet të jetë më e lartë, pasi kjo është detyra e tij e vetme. Siç duket edhe nga pamjet, djali, nxënës i klasës së tetë, shihet mjaft në siklet dhe i skuqur në fytyrë. Ndërkohë kryeministri i thotë se “do ta ndjekë këmba këmbës” deri sa mesataren ta cojë në 10.

BISEDA: 

Rama: 1-10 sa mir je?

Djali: 7

(Merr një nga punëtorët dhe i krahason duart me kallo me duart e të riut)

Rama: Po pse 7 mo pse 7. Ty nuk të kërkohet të bësh duart me kallo, të kërkohet të fusësh këtu ne kokë fara, që të korrësh pastaj. Unë do të ndjek ty këmba këmbës. Do mjapë Ervni kontaktin. Unë do të ndjek dhe nuk dua tmë thuash më 7. Ti duhet të jesh më të gjitha shkëlqyer. Kokën plot e ke po nuk e ke ujitur nuk e prashitur. Do të ndjek këmba këmbës po them. Nuk të ndahem. Babi gjyshi shi si punojnë, të kanë bërë alamet djali. Nuk të ndahem ja në sy të fshatit po të them. Jepe fjalën para fshatit që notat e tua do shkojnë gjitha 10 . Do të të vij te shpia.

edi rama

Sondazh

Poll