18 Mars 2025, 16:15
Nga E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi. Përmes një postimi në Facebook Salianji e ka cilësuar këtë vendim si një injorim të ligjit ndërkombëtar dhe shkelje të kodit zakonor.
Ish-deputeti demokrat theksoi se arrestimi i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe trajtimi i Thaçit janë një padrejtësi, jo vetëm ndaj individëve, por ndaj Kosovës në përgjithësi. Sipas tij, çdo gjykatë, pavarësisht statusit të saj, nuk mund të jetë mbi vlerat humane dhe logjikën njerëzore. Salianji shprehet se ky akt është një përpjekje për të njollosur luftën e UÇK-së dhe lavdinë e saj, dhe se Kosova ka mundësinë të përballet me këtë padrejtësi përmes arritjeve të reja në zhvillim, integrim dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Postimi i Ervin Salianjit:
Prej çlirimit të Kosovës shume perpjekje jane bërë për të goditur lavdinë e UÇK.
E gjitha ka qënë e kotë.
Çdo ditë në liri, ka treguar se lufta e UÇK ka qënë e drejtë.
Çdo sukses i Kosovës, me ecjen drejt integrimit, me konsolidimin e shtetit, i jep kredite e lavdi luftëtarëve.
Arrestimi i drejtuesve të UÇK ???????? është njē nder aktet qe kosovaret ja njohin vulen qe do te njollosë luften e tyre per liri. Po aq sa sjellja e sotme ndaj Hashim Thaçit, qe i refuzohet e drejta per te marre pjese ne ceremonine e varrimit te babës eshte brutale arbitrate e shkelje ne liri e te drejtave te njeriut.
Eshte sa injorim i ligjit nderkombetar dhe shkelje e kodit zakonor.
Asnjē gjykate me çfarëdo statusi special, nuk mund të jetë mbi vlerat humane, mbi llogjiken njerëzore.
Kjo ështē një padrejtësi ndaj Kosovës, jo thjesht ndaj një themeluesi, luftëtari.
Kosova ka një menyrë për ta çuar në vend këtë padrejtësi. Duke shenuar arritje të reja nē zhvillim, nē integrim, nē respektimin e të drejtave të njeriit, në sundimin e ligjit.
Ndersa babait të ndjerë të Hashimit jam i bindur që nuk do t’i mungojnë nderimet e respekti siç e ka nē traditë shqiptari.
hashim thaci ervin salianji
Politike
18 Mars 2025, 15:19
E. D
Dhurata Çupi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka komentuar procesin e primareve dhe listën e kandidat&e...
Politike
18 Mars 2025, 15:14
E. D
Dhurata Çupi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka komentuar renditjen e saj në listën e hapur të...
Politike
18 Mars 2025, 11:53
Lamberto Zannier
TIRANË- Ambasadori Lamberto Zannier do të kryesojë misionin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet pa...
Politike
18 Mars 2025, 14:45
M.B
Edi Rama dhe Pirro Vengu
KUÇOVA- Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektuan sot Bazën Ajrore të Kuç...
Politike
18 Mars 2025, 14:50
B.Z
Fleta e votimit
TIRANË - Foto që shikoni më sipër është modeli i fletës së votimit për zgjedhjet parlamentare ...
Politike
18 Mars 2025, 14:27
I.A
John Bolton
TIRANË- Presidenti amerikan Donald Trump pohoi se ka rënë dakord me homologun e tij rus, Vladimir Putin, “për shum&eu...
Politike
18 Mars 2025, 13:48
B.Z
Veliaj Dokushi
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës Alban Dokushi ka dalë nga ambjentet e Prokur...
Politike
18 Mars 2025, 13:29
M.B
Linda Rama
KOSOVA- Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama mori pjesë në homazhet në nder të babait të i...
Politike
18 Mars 2025, 13:28
B.Z
Elisa Spiropali
KOSOVË - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ndodhet sot në Kosovë aty ku po merr pjesë...
Politike
18 Mars 2025, 13:14
M.B
Erion Veliaj dhe Alban Dokushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë Alban Dokushi është paraqitur ditën e ...