Politike

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin e të atit, mesazhi prekës i Hashim Thaçit: Në spital të thashë lamtumirë, babë!

Babai i ish-presidentit Haxhi Thaçi ndërroi jetë të dielën mbrëma disa ditë pasi ai e vizitoi në spital.

18 Mars 2025, 16:19 Nga r.ll
Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin e të atit, mesazhi
kurora

KOSOVË- Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi është varrosur sot në Burojë. Në mesin e kurorave me lule ishte dhe ajo e ish-presidentit dhe në të cilën shkruhej: "Në spital të thashë lamtumirë, babë! Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë!"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin e të atit, mesazhi

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës njoftoi dje se Gjykata Speciale ka refuzuar të lirojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait të tij. Babai i ish-presidentit Haxhi Thaçi ndërroi jetë të dielën mbrëma disa ditë pasi ai e vizitoi në spital.

hashim thaci haxhi thaci

Sondazh

Poll