Politike

"T’i japim fund nivelit të lartë të korrupsionit që ka mbërthyer vendin"/ Dhurata Çupi për listat e opozitës: Nuk kam zhgënjim, synimi është rikthimi në pushtet i PD

Deputetja demokrate e cilësoi gjithashtu listën e hapur si një proces me dinjitet politik, duke theksuar se qëllimi kryesor i PD-së mbetet rikthimi në pushtet dhe ndalja e korrupsionit qeveritar.

18 Mars 2025, 15:14 Nga E. D
"T’i japim fund nivelit të lartë të korrupsionit
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka komentuar renditjen e saj në listën e hapur të kandidatëve për deputetë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit. Çupi e ftuar në studion e News24, u shpreh se nuk ndjen zhgënjim për përfshirjen e saj në garë dhe e konsideron këtë proces si një hap pozitiv për partinë. Deputetja demokrate e cilësoi gjithashtu listën e hapur si një proces me dinjitet politik, duke theksuar se qëllimi kryesor i PD-së mbetet rikthimi në pushtet dhe ndalja e korrupsionit qeveritar.

“Jam pjesë e PD që nga fillimet e saj dhe kam hyrë në strukturat qendrore pas një vote në Këshillin Kombëtar në vitin 2009. Nuk kam asnjë zhgënjim. Do të isha e zhgënjyer nëse nuk do të më jepej mundësia për të kandiduar, por kjo nuk ka ndodhur. PD ka një program dinjitoz për qytetarët dhe lista e hapur është një mundësi për të garantuar përfaqësim të drejtë. Synimi është i qartë: të sjellim PD-në në pushtet dhe t’i japim fund nivelit të lartë të korrupsionit që ka mbërthyer vendin,” tha Çupi.

dhurata Çupi

Sondazh

Poll