Politike

​Sorensen viziton veriun e Kosovës me komandantin e KFOR-it: Lëvizja e lirë është gur themel i integrimit në BE!

Sorensen në një postim në X shkroi se është bërë shumë në veri të vendit dhe se ata duhet të rifillojnë punën e mbetur pa vonesë.

18 Mars 2025, 16:16 Nga N.F
​Sorensen viziton veriun e Kosovës me komandantin e KFOR-it: Lëvizja
Vizita në veri

KOSOVË- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen vizitoi sot veriun e Kosovës ku qëndroi në pikat kufitare. Sorensen në një postim në X shkroi se është bërë shumë në veri të vendit dhe se ata duhet të rifillojnë punën e mbetur pa vonesë. Gjatë vizitës, Sorensen ishte i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani.

“Është mbresëlënëse të shohësh dhe të informohesh për Pikat e Përbashkëta të Kalimit. Ndërsa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë. Ka të bëjë me lejimin e njerëzve dhe mallrave që të lëvizin lirshëm – një gur themeli i integrimit evropian”, shkroi Sorensen.

Diplomati danez po qëndron në Kosovë, në vizitën e tij të parë prej se ka marrë detyrën e emisarit. Të hënën ai është takuar me krerë institucionalë e partiakë të vendit mes tyre kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

sorensen ne kosove kfor

Sondazh

Poll