Bota

Spanja në 'alarm të kuq'/ Dëme të rënda nga përmbytjet: Të paktën 19 lumenj në kufirin e derdhjes (VIDEO)

 Autoritetet urdhëruan evakuimin e 365 shtëpive në fshatin Campanillas pranë qytetit të Malaga pasi një lumë ka dalë nga brigjet e tij.

18 Mars 2025, 15:35 Nga M.L
Spanja në 'alarm të kuq'/ Dëme të rënda nga
Foto ilustruese

SPANJË- Stuhia Laurence, e cila goditi Spanjën, la lumenj të tejmbushur, përmbyti rrugë dhe dëmtime serioze në linjat hekurudhore në rrugën e saj. Autoritetet urdhëruan evakuimin e 365 shtëpive në fshatin Campanillas pranë qytetit të Malaga pasi një lumë ka dalë nga brigjet e tij.

Më tej, Andaluzia u vendos në alarmin e kuq, ku 19 lumenj janë gati të vërshojnë, pasi moti i keq u përhap nga Malaga në bregdetin jugor dhe në zonat mesdhetare pranë Seviljes dhe Kordobës. Gjithsej 40 autostrada nëpër Andaluzi, si dhe disa linja hekurudhore, u detyruan të mbylleshin për shkak të rritjes së ujërave.

 


Pothuajse 80 milimetra shi priten në zonën nga Ronda në Malaga në jug, për një periudhë 12-orëshe, ekuivalente me rreth 80 litra për metër katror. Në provincën e Huelva jugperëndim, zjarrfikësve iu desh të evakuonin banorët për shkak të rritjes së nivelit të lumit Odiel në zonat e përmbytura.

“Uji ka mbërritur në disa shtëpi”, thanë ata në një mesazh për X.

permbytje ne spanje

Sondazh

Poll