Bota

Ishte dëbuar nga Italia për pesë vite, shqiptari ndërron identitet dhe kthehet përsëri, në pranga 25-vjeçari

Pas kontrolleve në bazën e të dhënave, doli se ai ishte subjekt i një urdhri dëbimi dhe ndalimi për të rihyrë në territorin kombëtar për pesë vjet, të lëshuar nga Prefekti i Perugias në shtator 2023.

18 Mars 2025, 14:23 Nga E. D
Ishte dëbuar nga Italia për pesë vite, shqiptari ndërron
foto ilustruese

ITALI- Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane për mosrespektim të ndalimit të kthimit në territor. I riu u ndalua nga ushtarët në patrullë, ndërsa ishte në bordin e një makine. Pas kontrolleve në bazën e të dhënave, doli se ai ishte subjekt i një urdhri dëbimi dhe ndalimi për të rihyrë në territorin kombëtar për pesë vjet, të lëshuar nga Prefekti i Perugias në shtator 2023.

Mediat italaine shkruajnë gjithashtu se në momentin e kontrollit, shqiptari ka treguar një dokument që vërteton një mbiemër tjetër, në përpjekje për t'iu shmangur identifikimit. Megjithatë, karabinierët e njohën menjëherë dhe, përmes kontrolleve të mëtejshme, konfirmuan identitetin e tij të vërtetë, pasi e kishin pasur të skeduar edhe më parë, informon media italiane. Gjykata caktoi masën detyrim paraqitjeje ndaj shqiptarit, teksa pas dënimit pritet të dëbohet përsëri nga vendi.

policia italiane

Sondazh

Poll