Bota

Trump i heq mbrojtjen nga Shërbimi Sekret fëmijëve të ish-Presidentit Joe Biden

Trump tha se është qesharake që të paktën 17 agjentë ishin ngarkuar të mbronin Hunter Biden dhe 13 të tjerë po mbronin vajzën e ish-presidentit, Ashley Biden.

18 Mars 2025, 15:25 Nga E. D
Trump i heq mbrojtjen nga Shërbimi Sekret fëmijëve të
foto ilustruese

SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka revokuar ditën e djeshme mbrojtjen nga Shërbimi Sekret i SHBA-ve për fëmijët e ish-presidentit Joe Biden. Trump tha se është qesharake që të paktën 17 agjentë ishin ngarkuar të mbronin Hunter Biden dhe 13 të tjerë po mbronin vajzën e ish-presidentit, Ashley Biden, shkruan Reuters

Hunter Biden ka pasur mbrojtje të Shërbimit Sekret për një periudhë të gjatë kohore, të gjitha të paguara nga taksapaguesit e Shteteve të Bashkuara. Hunter dhe Ashley Biden nuk do të marrë më mbrojtje nga Shërbimi Sekret. 30 agjentët që kanë qenë në shërbim të tyre, do të hiqen nga lista,” ka shkruar Trump në rrjetin social Truth.

Sipas deklaratave zyrtare të agjencisë rezultoi se 30 agjentë të Shërbimit Sekret kanë qenë në shërbim të fëmijëve të ish-Presidentit. Njoftimi i Trump erdhi disa orë pasi një gazetar e pyeti Presidentin Trump për detajet lidhur me çështjen e mbrojtjes nga Shërbimi Sekret të Hunter Biden. Presidenti tha se nuk kishte dijeni për këtë, por do ta shqyrtonte.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi deklaroi se agjencia do të pajtohet me vendimin e presidentit. Në vitin 2024, Hunter Biden u dënua për shkelje tatimore dhe për fshehje të varësisë së tij ndaj drogës kur plotësoi dokumentet për të blerë një revole. Trump dhe republikanët akuzuan gjithashtu Hunter Biden për tregti me ndikim dhe korrupsion në emër të babait të tij.

donald trump joe biden

Sondazh

Poll