Bota

Një e vdekur dhe dy të plagosur/ Furgoni përplas këmbësorët në Londër (VIDEO)

Vajza rreth 20-vjeçare u shpall e vdekur në vendngjarje, ndërsa dy personat e tjerë u dërguan në spital.

18 Mars 2025, 15:00 Nga M.L
Një e vdekur dhe dy të plagosur/ Furgoni përplas
Pamje nga vendngjarja

ANGLI- Një grua e re u vra dhe dy persona të tjerë u plagosën kur një furgon përplasi këmbësorët në The Strand në qendër të Londrës të martën pasdite, sipas Policisë Metropolitane. Vajza rreth 20-vjeçare u shpall e vdekur në vendngjarje, ndërsa dy personat e tjerë u dërguan në spital.

Policia tha se njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën, ndërsa tjetri ka vetëm lëndime të lehta. Gjithashtu, u bë e ditur se drejtuesi i furgonit gri, 26-vjeçar , i cili ndoshta ishte nën efektin e drogës, është arrestuar.Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50. pranë hyrjes së King's College në Londër dhe Somerset House, nuk ka lidhje me terrorizmin.

 
 

aksident londer

Sondazh

Poll