Bota

Shtëpia e Bardhë: Hamasi zgjodhi luftën duke refuzuar lirimin e pengjeve

Izraeli u zotua sot se do të vazhdojë sulmin e tij në Rripin e Gazës derisa të kthehen të gjithë pengjet, pas bombardimeve më të rënda që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, të cilën e nisi gjatë natës në enklavën palestineze.

18 Mars 2025, 14:58 Nga E. D
Shtëpia e Bardhë: Hamasi zgjodhi luftën duke refuzuar lirimin e
Donald Trump

SHBA- Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Hamasi është ai që zgjodhi luftën duke refuzuar lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës. Kështu tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të presidencës amerikane, pas rifillimit të bastisjeve izraelite në enklavën palestineze.

"Hamasi mund të kishte liruar pengjet për të zgjatur armëpushimin, por zgjodhi mohimin dhe luftën," tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Brian Hughes.

Izraeli u zotua sot se do të vazhdojë sulmin e tij në Rripin e Gazës derisa të kthehen të gjithë pengjet, pas bombardimeve më të rënda që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, të cilën e nisi gjatë natës në enklavën palestineze.

Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 413 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit. Shtëpia e Bardhë konfirmoi mbrëmë se kishte pasur konsultime mes qeverisë izraelite dhe asaj të presidentit amerikan Donald Trump përpara se të fillonin sulmet izraelite.

“Izraelitët u konsultuan me administratën Trump dhe Shtëpinë e Bardhë për sulmet e tyre ndaj Gazës sonte”, tha zëdhënësja presidenciale Caroline Levitt për Fox News mbrëmë, duke shtuar se siç e ka bërë të qartë Presidenti Trump, Hamasi, Houthis, Irani, të gjithë ata që kërkojnë të terrorizojnë jo vetëm Izraelin, por Shtetet e Bashkuara, do të paguajnë një çmim.

donald trump

Sondazh

Poll