Bota

Trump Jr tha se bombardimi i Serbisë ishte gabim, John Bolton: Nuk i përfaqëson ai SHBA-të

Bolton tha se Donald Trump i ri nuk është zgjedhur asnjëherë nga askush për të përfaqësuar SHBA-në, ndërsa deklaratat e tij mund të jenë edhe në kuadër të investimeve të Trump në Serbi.

18 Mars 2025, 14:41 Nga I.A
Trump Jr tha se bombardimi i Serbisë ishte gabim, John Bolton: Nuk i
John Bolton

TIRANË- Ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Bolton ka komentuar ndër të tjerat qëndrimin e djalit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump Jr, i cili është shprehur se Amerika ka gabuar kur ka nisur sulmet ndaj Serbisë gjatë luftë së Kosovës. Në një intervistë për Euronews Albania, Bolton tha se Donald Trump i ri nuk është zgjedhur asnjëherë nga askush për të përfaqësuar SHBA-në, ndërsa deklaratat e tij mund të jenë edhe në kuadër të investimeve të Trump në Serbi.

“Ne nuk është se kemi një lloj forme presidenciale që trashëgohet, është një shprehje që mund të mos e gjejmë të rëndësishme, por është diçka që mund të ketë të bëjë me investimet organizative të Trumpit në Serbi, por duhet të kujtojmë se Donald Trump Jr, nuk është zgjedhur asnjëherë nga askush për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha Bolton.

I pyetur se sa do të jetë në vëmendjen e presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi dhe sa ndikim do të ketë Amerika në këtë çështje.

Mund të jetë shumë e rëndësishme. Nëse do të ketë vëmendjen për këtë. Jam përshirë edhe unë personalisht kur shërbeja në sigurinë kombëtare. Serbia dhe Kosova mund të jenë pranë një marrëveshje dhe kjo është në interesin e të gjithëve në Ballkan. Nuk do ketë investime ekonomike deri sa të zgjidhen këto çështje politike. Unë e kuptoj historinë e gjatë, por të dy udhëheqësit duhet të ulen së bashku dhe ta zgjidhin këtë, ne të tjerët mund të krijojmë kushte që ata të arrijnë një marrëveshje”, tha Bolton.

john bolton

Sondazh

Poll