Bota

Hetimet për tragjedinë me 59 viktima, shkarkohen nga detyra zyrtarë të lartë policor në Shtip dhe Koçan

Autoritetet maqedonase po kërkojnë dokumente që mund të hedhin dritë mbi veprimet e paligjshme të zyrtarëve komunalë, të cilët dyshohet se kanë lejuar funksionimin e paligjshëm të lokalit që u përfshi nga flakët.

17 Mars 2025, 23:05 Nga r.ll
Hetimet për tragjedinë me 59 viktima, shkarkohen nga detyra
foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka shkarkuar nga detyra zyrtarë të lartë policor në komisariatet në Shtip dhe Koçan. Këto shkarkime vijnë në kuadër të hetimeve të tragjedisë në diskotekën e Koçanit, ku humbën jetën 59 persona si pasojë e zjarrit masiv.

Të shkarkuar janë:

Udhëheqës i Sektorit të Punëve të Brendshm – Shtip
Ndihmës shefi i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Shtipit
Shef i Departamentit të Policisë Shtip
Shef i Departamentit të Policisë Kriminale – Shtip
Udhëheqës i Departamentit të Punëve të Brendshme – Koçan
Komandant i Stacionit Policor të Juridiksionit të Përgjithshëm – Koçan
Udhëheqës i Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminale – Koçan.

Autoritetet maqedonase po kërkojnë dokumente që mund të hedhin dritë mbi veprimet e paligjshme të zyrtarëve komunalë, të cilët dyshohet se kanë lejuar funksionimin e paligjshëm të lokalit që u përfshi nga flakët.

Ndërkohë e gjithë Maqedonia e Veriut vijon të jetë në ditë zie pas tragjedisë në klubin e natës në Koçan që la pas 59 viktima dhe 155 të plagosur. Në vend kanë nisur inspektimet në terren ndaj të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate, pas të cilit autoritetet do të dalin me informacione të detajuara.  Fillimin e inspektimeve e ka paralajmëruar dje kryeministri Hristijan Mickoski pas një takimi koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vlatko Stojkoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në të cilin është biseduar për procedurat e ndërmarra nga institucionet kompetente deri më tani dhe analizat e gjera të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, klube nate apo disko.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka vizituar të lënduarit nga zjarri në Koçan, që po mjekohen në dy spitale të Selanikut Taravari njofton se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka falënderuar kolegët në Greqi për ndihmën. Ai shton se do të vijojë me informimin mbi gjendjen e pacientëve edhe në vazhdim.

treagjedia e kocanit

Sondazh

Poll